Niclas Fulkryg është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Uest Hem. Sulmuesi gjerman ka firmosur për katër sezonet e ardhshme me klubin e “The Hammers”. 31-vjeçari luajti vetëm një sezon në “Signal Iduna Park”, ku në 29 ndeshje, realizoi 12 gola dhe dhuroi 8 asiste.
“Kam kaluar një kohë jashtëzakonisht të mirë në BVB. Unë do të doja të falënderoja secilin prej tyre dhe t’i uroj klubit dhe tifozëve të vetëm më të mirën.” – tha Fulkryg.
Zyrtarizimin e Fulkryg e ka publikuar vetë Uest Hem përmes faqes zyrtare.
“Uest Hem Junajtid është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e qendërsulmuesit gjerman, Niclas Fulkryg. Sulmuesi bashkohet me Hamers nga Borusia Dortmund, teksa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare”-shkruan klubi anglez.
Fulkryg u përfol edhe për një transferim te Milan gjatë kësaj vere, megjithatë ai zgjodhi që ta vazhdojë karrierën e tij në Premier League.