Pavaresisht se Vllaznia u mund 1-2 ndaj Dinamos, tre prej lojtareve te saj jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 7-te te “Abissnet Superiore” nga Federata Shqiptare e Futbollit. Behet fjale per mbrojtesin Marko Juriç, mesfushorin Klinti Qato dhe sulmuesin anesor Esat Mala.
Institucioni i futbollit shqiptar nga kjo jave duket se ka nisur nje praktike te re, ate te percaktimit te formacionit me te mire te javes ne “Abissnet Superiore”. Kjo perzgjedhje duket se do te behet çdo jave nga stafi i trajnereve te ekipeve tona kombetare.
Keshtu ne formacionin me te mire te javes se 7-te perveç Qatos ato kane perzgjedhur si portierin me te mire Abalora te Elbasanit. Nderkohe mbrojtja eshte e formuar nga Hadroj i Partizanit ne te djathte dhe Ismajli i Tiranes ne te majte, ndersa dyshja e qendres eshte e formuar nga Telushi i Partizanit dhe Juriç i Vllaznise.
Ne mesfushe perveç Qatos se Vllaznise ne formacionin me te mire te javes jane edhe Beqja i Teutes dhe Rrapaj i Partizanit, ndersa treshja e sulmit eshte e perbere nga Mala i Vllaznise, Prengaj i Tiranes dhe Bintsouka i Partizanit. Sakaq, trajneri me i mire i javes se 7-te eshte perzgjedhur ai i Partizanit, Veselinoviç./www.shkodrasport.com/