Dinamo Zagreb ka shkarkuar trajnerin Sergej Jakirović pas humbjes 9-2 ndaj Bayern Munchen, ndeshje e luajtuar në Champions League.
Përmes një njoftimi, klubi kroat deklaroi se është rënë dakord për ndërprerjen e kontratës.
47-vjeçari boshnjak ka qenë pjesë e stolit të Bluve që prej 21 gushtit 2023 dhe e ka drejtuar skuadrën në 60 ndeshje.
Sandro Perkovic, ndihmësi i ish-trajnerit është tanimë në krye të skuadrës deri në një vendim të dytë./abcnews/