Nga Endri ÇINARI

Disfata ndaj Dinamos në shifrat 2-3 së fundmi e Vllaznisë ishte humbja e 5-të këtë edicion në total për shkodranët. Ku nga katër hapat fals të këtoj edicion, shkodranët janë mposhtur sërish nga Dinamo në fazën e parë me rezultatin 2-1. Po ashtu kuqeblutë kanë disfata me Bylis (1-0), Skënderbeu (1-0) dhe Laçi (3-1).

Por humbja e fundit ndaj Dinamos ishte e para në shtëpi këtë sezon për 9 herë kampionët e vendit. Në ndeshjet e mëparshme Vllaznia kishte një rekord prej 4 fitoresh dhe 2 barzimesh në shtëpi. Duke mos e provuar në asnjë moment të dilte pa pikë në “Loro Boriçi”. E duhej të vinte pikërisht java e 16-të e kampionatit që ky “rekord” të prishej.

Me Dinamon e drejtuar nga Daja që diti të “godasë” shkodranët e Brdariç. Të cilët po ashtu provuan edhe humbjen e dytë rradhazi pas humbjes me Bylis në shifrat 1-0. Po ashtu duke qenë hera e parë këtë edicion që Vllaznia nuk merr pikë në dy ndeshje rradhazi në kampionat.

E ndërsa Dinamo konfirmohet si “mace e zezë” për Vllazninë. Blutë janë i vetmi ekip, ku duhet pritur edhe ndeshja me Laçin, që shkodranët nuk i kanë marrë asnjë pikë në dy përballje. Të dy ndeshjet e këtij edicioni kanë qenë fitore për Dinamon. Duke treguar se këtë kampionat në bazë të rezultateve, ata janë ekipi më i fortë me të cilin është përballur Vllaznia./www.shkodrasport.com/