Ismail Benaser shikohet si si lojtari i radhës që mund të shitet nga Milani. Mesfushori nga Algjeria ka ndërruar kompaninë e menaxhimit duke firmosur me “KDS”.

Kompania në fjalë është lider në Arabinë Saudite. Dhe menjëherë kanë mbërritur ofertat e para, konkretisht nga Al Itihad.

Benaser ndërkohë do të sillte të ardhura për Milanin, që të mund të riformulonte ofertën për Ardon Jasharin. Klauzola e 27-vjeçarit ndërkohë është 50 milionë euro, ndërsa vetë Kante po luan rolin e tij për të afruar. Pjesë e Al Itihad kujtojmë se është edhe Mario Mitaj.

Igli Tare duhet t’i marrë më të mirën. Drejtori sportiv i Milanit është përpara misionit të vështirë.