Pas barazimit në derbi kundër Partizanit 2-2, Dinamo tashmë ka nisur punën për sfidën e javës së 5-të të Superiores. Këtë të hënë, dinamovitët do të përballen me Skënderbeun.

Një sfidë në të cilën Dinamo do të tentojë padyshim fitoren, me Ilir Dajën që do të ketë në dispozicion edhe dy përforcime të tjera. Bëhet fjalë për dy mesfushorët, Klevi Qefalija dhe Bakary Goudiaby.

Shqiptari ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për sfidën ndaj korçarëve. Ndërsa, mesfushori senegalez e ka të sigurt pjesëmarrjen në këtë ndeshje, për shkak se në derbi mungoi për shkak kartoni të kuq.

Tashmë, Ilir Daja do ta ketë më të lehtë menaxhimin e skuadrës pasi konkurrenca është rritur dhe alternativat janë të shumta pothuajse në çdo repart.