Mengjesin e sotme eshte ndare nga jeta ne moshen 91 vjeçare nje nga emrat e medhenj te historise se volejbollit shqiptar, pikerisht Vangjel Koja. Kjo padyshim qe eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen e tij, por edhe per gjithe komunitetin e sportit sepse kemi te bejme me nje figure te madhe te tij.

Karriera e tij nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane.

Ka qene pjese e Dinamos nga viti 1964 deri më 1990, me një bilanc tronditës: 23 herë kampion dhe 17 Kupa Republike të fituara vetëm me një klub, bashkë me sukseset europiane.

Pasionin per sportin, Vangjeli e trashegoi tek i biri- Orlandoja qe sot eshte trajner i Skenderbeut te femrave kampion i Shqiperise. Homazhet per kete figure te madhe te sportit shqiptar do të mbahen këtë në hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet familjes Koja per humbjen e njeriut te saj te dashur.

VANGJEL KOJA (1933 – 2024)

● “Nderi i Kombit”

● “Mjeshtër i Merituar i Sportit”

● “Nderi i Volejbollit Shqiptar”

● “Nderi i Sportit Shqiptar”

● Dekoruar me “Naim Frashëri” I, II, III

● Diplomuar në A.E.F.S “Vojo Kushi” (Sot, Universiteti i Sporteve)

● 1955-1990, trajner i Dinamos, volejboll meshkuj

● 1965-1990, trajner i ekipi Kombëtar të volejbollit për meshkuj

● 23 herë kampion më Dinamon,

● 17 herë fitues i Kupës së Republikës

● 50 herë fitues i kupave të ndryshme jubilare

● 2 herë fitues i Spartakiadave Kombëtare

● 100 ndeshje ndërkombëtare me Dinamon dhe ekipin Kombëtar

● Vendi i katërt midis skuadrave kampione të Europës në volejboll për meshkuj në vitin 1972