Nga Endri ÇINARI

Futbolli shqiptar pas ndeshjeve të zhvilluara në mesjavë në kuadër të javës së 11-të, do vijojë aktivitetin edhe këtë fundjavë. Skuadrat e elitës së futbollit tonë do zbresin në fushën e blertë për javën e 12-të. Gjithçka do ndahet në dy ditë, të dielë dhe të hënë. Ky raund nis me një sfidë shumë interesante në orën 14:00.

Përballja e parë e ditës së sotme është Egnatia-Tirana. Dy skuadra që mund të quhen në krizë dhe që do kërkojnë reagimin në këtë 90 minutësh që mund të jetë përcaktues edhe për trajnerët e të dy ekipeve.

Një tjetër ndeshje që do luhet në orën 14:00 të ditës së sotme është Egnatia-Tirana. Dy skuadra që mund të quhen në krizë dhe që do kërkojnë reagimin në këtë 90 minutësh që mund të jetë përcaktues edhe për trajnerët e të dy ekipeve.

Dita e sotme do mbyllet me duelin e orës 17:00, në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Skënderbeut. Shkodranët pas rezultateve pozitive rradhazi me Partizanin dhe Tiranën nuk duan të ndalen. Dhe në këtë mënyrë kërkojnë maksimumin në shtëpi për të krijuar vazhdimësi. E nga ana tjetër korçarërt që kërkojnë dëshpirimisht pikë për mbijetesën në Superiore.

Java e 12-të do mbyllet nesër me dy sfidat e fundit. Në orën 14:00 në Ballsh luhet një duel direkt për mbijetesën mes Bylisit dhe Laçit. E ndërsa në orën 18:00 po ashtu një sfidë interesante do jetë ajo mes Partizanit dhe Teutës në kryeqytet./www.shkodrasport.com/