Nga Maringlen ZHIVANI
Kjo javë ka qenë e mbarë për ekipin e Atletik Klub U-15. Këta të fundit kanë arritur të marrin një fitore me vlerë në Berat. Atletik Klub U-15 ka fituar me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj Tomorit, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Tomori”.
Goli i vetëm i këtij dueli u shënua në pjesën e dytë dhe ka patur për autor futbollistin Renis Ara.
Trajneri i Atletik Klub U-15, Elis Legata aktivizoi në këtë ndeshje këto futbollistë: Palalej, Syla, Osmanaga, Bletaj, Sheqi, Dusha, Ara, Okaj, Mehaj, Cemi dhe Dama. Me fitoren ndaj Tomorit, Atletik Klub U-15 është ngjitur në kuotën e 10-pikëve dhe mban vendin e gjashtë të renditjes.
U-15: Tomori-Atletik Klub 0-1
Goli: Ara 65’
Formacioni i Atletik Klub U-15: Palalej, Syla, Osmanaga, Bletaj, Sheqi, Dusha, Ara, Okaj, Mehaj, Cemi, Dama (në dispozicion: Gjergji) Tr: Elis Legata