Myrto Uzuni ka shënuar supergol në Spanjë me Granadën. Një gol “alla Del Piero” nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare, që megjithatë nuk e shmangu humbjen 2 me 1 përballë Real Saragoza.

Luhej minuta e 84-rt e ndeshjes së vlefshme për javën e 13-të, kur Uzuni shfrytëzoi një krosim në zonë. Goditja e tij më pas ishte e papritshme nga portieri kundërshtar.

Ky është dhe goli i gjashtë për 29-vjeçarin në La Liga 2 këtë sezon. Po ashtu Uzuni ka asistuar dhe në një herë.

https://streamin.me/v/385b3c11