Momente jo te mira per Tiranen. Pasi ka mbetur pa trajner pas ikjes tek Struga te Blendi Shkembit, bardheblute kane mbetur edhe pa nje pjese te konsiderueshme te lojtareve te cilet kane qene baza e skuadres ne sezonin e kaluar.

Ka qene vete klubi i Tiranes i cili ka publikuar në rrjetet sociale pesë largimet e këtij muaji. Bardheblutë kanë ndarë rrugët me lojtarë në të gjithë repartet, me përjashtim të mesfushës.

Kështu Romeo Harizaj, Florjan Përgjoni, Akileu Ndreca, Admir Bajroviç dhe Fatmir Prengaj nuk do të jenë pjesë e Tiranës për edicionin e ardhshëm. Përgjoni dhe Prengaj akoma nuk kanë gjetur ekipin e ri, ndryshe nga pjesa tjetër.

Tirana është në prag të revolucionit. Nuk përjashtohen shitje të lojtarëve cilësorë që kanë mbetur, për t’u zëvendësuar me të tjerë që kanë kualitet për Superioren.