Egnatia u eliminua në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Kampionët e Shqipërisë u ndalën nga Olimpija Ljubjana dhe pse flirtuan me tjetër kualifikim historik.
Në fund të këtij rrugëtimi, bilancet tregojnë se Egnatia ka fituar të ardhura nga UEFA si kurrë më parë. Janë plot 1.335 milionë euro të arkëtuara.
Fillimisht erdhi skualifikimi nga Breidablik, më pas kualifikimi me Dinamo Minsk. Ky rrugëtim e çoi Egnatian në turin e tretë të Ligës së Konferencës.
Tashmë fokusi i rrogozhinasve është i gjithi te kampionati. Egnatia ka fituar dy titujt e fundit kampion, ndërsa shfaqen sërish si pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut më të rëndësishëm në vend.