Tomas Soucek ka qenë i ftuar së bashku me trajnerin e kombëtares së tij në konferencën e fundit për shtyp dhënë ditën e sotme.

Lojtari që inkuadrohet me ekipin londinez, West Ham është shprehur se në 3 ndeshje ndaj Kombëtares tonë numëron 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Ai dëshiron që të shtojë një fitore në statistikat kundër Kombëtares shqiptare.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe ne do të jemi gati për sfidën e nesërme. Shqipëria është një ekip shumë i mirë dhe ne e dimë këtë gjë. Është një ekip shumë luftarak si dhe shënon nga goditjet nga distanca. Një pikë kyçe e tyre është kundërsulmi.

Kartoni i kuq i diskutueshëm i ndeshjes në Shqipëri na shoqëroi në mendime për një kohë të gjatë, gjithsesi tani i përket së shkuarës. Tifozët do të vijnë të na mbështesin në shtëpi dhe sigurisht ata presin një 3 pikësh si ai ndaj Ukrainës”, tha Soucek.