Egnatia ka triumfuar ndaj Kukësit me rezultatin 2-0 në finalen e Superkupës së Shqipërisë. Kapiteni i rrogozhinasve, Renato Malota ka folur për mediat në përfundimin e ndeshjes.
“Të them të drejtën është një krenari për të gjithë ne sepse nuk e ka bërë ekip tjetër. Mundi dhe sakrifica jonë për 1 vit është shpërblyer. Është e vërtetë që ka qenë një nga kulmet e mija në karrierë. Kemi hasur pak vështirësi dhe shpresoj që në janar të përmirësohen gjërat.
Normalisht që është e vështirë të themi se do mbrojmë kampionatin, me punë çdo gjë arrihet. Nëse bëhen ndërhyrjet e duhura jemi ekipi favorit për të fituar titullin kampion sërish.
Ne jemi si ai zinxhiri nëse prishet një hallkë prishet e gjitha. Unë mendoj se Partizani është rival për titull, ne jemi përballur me ata dhe Dinamon. Edhe këta të fundit kanë bërë mirë, por mendoj se rivali është Partizani”, u shpreh Malota.