Kombëtarja shqiptare pas humbjes me Çekinë mbrëmjen e djeshme ka kthyer menjëherë fokusin te dueli i radhës që do të luajnë po në transfertë. Gjeorgjia ëhstë “pengesa” e radhës për kuqezinjtë në këtë muaj.

Sfidë kjo e cila do të luhet ditën e hënë në Tbilisi në stadiumin “Mikheil Meskhi Stadium” dhe starton në orën 18:00. Përbalje shumë e rëndësishme për rrugëtimin e ekipit të Sylvinhos, i cili pas disfatës me Çekinë kërkon të bëjë autokritikën.

Por jo vetëm kaq, pasi ekipi ynë do të kërkojë edhe “hakmarrjen” për humbjen 1-0 në “Air Albania” në muajin shtator. Spektakël pritet të jetë si në fushë edhe në tribuna, me UEFA-n që ka vendosur t’i besojë këtë sfidë arbitrave holandezë.

Kështu kryesorë do jetë Danny Makkelie, i cili do të ndihmohet nga Hessen Steegstra dhe Jan de Vries. Arbitër i 4 do të jetë Allard Lindhout, ndërsa VAR-i i është besuar Rob Dieperink e teksa në AVAR do të jetë Erwin Blank. Makkelie ka eksperiencë në kompeticione të tilla, pasi ka gjykuar sfida edhe në Nations League, Champions League apo në kualifikueset e Euro 2024.