Bayern Munich vijon të dominojë renditjen në Bundesliga, në një kampionat ku nuk njeh rivalë, shkëputur 6 pikë nga ndjekësi më i afërt. Trajneri Vincent Kompany po shijon momentin, ndërkohë ëq përgatitet edhe për ndeshjen e radhës në Champions League.
Kompany vlerëson lojtarët e tij: “Kur fiton 3-0 është normale që duhet të vlerësohen edhe pse e dimë që nuk është e lehtë. Në këtë ndeshje patëm 33 goditje në portë, por qëndruam të durueshëm deri sa gjetëm golat”.
Për dy penalltitë e fituara dhe të konvertuara nga vrasësi Harry Kane: “Kur luan kaq shpesh në zonën e penalltisë kundërshtare, ashtu sikurse bëjmë ne, është normale që herët a vonë të jepet një penallti”.
“Gjithsesi, unë kurrë nuk jam i kënaqur sepse dua që gjithmonë të përmirësohemi. E di se sa ishte fitorja, është e rëndësishme dhe e vlerësoj shumë, duke menduar edhe për sfidën e radhës në Champions ndaj PSG”, tha Kompany./telesport/