Nga Maringlen ZHIVANI
Sherif Kallaku do të jetë zyrtarisht mesfushor i Vllaznisë. 26-vjeçari ka firmosur kontratën me klubin shkodran dhe gjatë pasditës së sotme do të prezantohet zyrtarisht për mediat dhe tifozët, të cilët gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qenë në ankth për mbërritjen e tij në Shkodër.
Kallaku, i cili ka një karrierë të pasur në Superligën shqiptare dhe eksperienca jashtë vendit, pritet t’i japë më shumë kreativitet repartit të mesfushës së kuqebluve në sezonin e ri.
Drejtuesit e Vllaznisë shpresojnë që afrimi i tij të jetë një nga goditjet kryesore të merkatos verore, ndërsa tekniku kuqeblu Edi Martini do ta ketë menjëherë në dispozicion për përgatitjet e ndeshjeve të kampionatit.(www.shkodrasport.com)