Egnatia ka bërë goditjen e bujshme duke afruar në ekip qendërmbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi rrogozhinas përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

“Boooom”

Njoftim.

Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës.

Presidenti Agim Demrozi ka falenderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij.