Ditet kalojne dhe pas dy javesh ne “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00 do te startoje sfida e turit te pare te kompeticionit “Conference League” ne mes Vllaznise dhe lezonezeve te Daugavpils.
Nderkohe UEFA diten e sotme ka zyrtarizuar edhe emrat e arbitrave qe do te drejtojne ne kete 90 minutesh. Institucioni i futbollit europian ka zgjedhur nje katershe arbitrash nga Armenia per ta arbitruar ne kete sfide mes ketyre dy skuadrave.
Keshtu, arbiter kryesor do te jete Artem Gasparyan ndersa asistente te tij do te jene Atom Sevgulyan dhe Khachatur Hovhannisyan ndersa arbiter i katert do te jete Yura Mahtesyan.
Vllaznia sigurisht qe do te tentoje nje rezultat sa me te mire, per t’ia bere me te lehte punen vetes per ndeshjen e kthimit me 17 korrik ne Riga dhe per te synuar kualifikimin ne turin e dyte te ketij kompeticioni ku do te ndeshej me fituesen e çiftit Malisheva- Vikingur.(www.shkodrasport.com)