Ndeshja e sotme mes Elbasanit dhe Vllaznisë luhet në “Loro Boriçi” për shkak të shkëmbimit të fushave që bënë dy ekipet në fazën e parë.

Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat, pasi shkodranët duan të shlyejnë gabimin e ndeshjes së kaluar ndaj Dinamos dhe atë paraqitje të dobët që dhuruan para tifozëve të tyre. Ndërsa te elbasanasit pritet me shumë kërshëri debutimi i trajnerit të ri, Ivan Gvozdenoviç, i cili mori vendin e Bordin të larguar.

LIVE ELBASANI-VLLAZNIA 1-1
35′ Qaqi / 63′ Dodaj

NGJARJET KRYESORE

63’ GOOOL VLLAZNIA! Pas një harkimi nga e djathta e sulmit, Dodaj me kokë gjen golin e barazimit për shkodranët. (VIDEO)

59’ Pas një harkimi në zonë nga e djathta, Qarri del dhe grushton para devijimit të Gjonit.

58’ Delaj merr vendin e Kahrimanoviç në radhët e Vllaznisë.

56’ Dodaj del në sulm në të majtën, por nuk kontrollon siç duhet topin dhe vonohet duke mos gjuajtur në portë.

55’ Tsague kalon Bajramin dhe pason për Gjonin i cili shfaqet para Qarrit, por ndalet nga ky i fundit. (VIDEO)

54’ Pas një goditje dënimi nga e djathta e sulmit të Elbasanit, topi nuk largohet nga zona e vogël e kuqebluve, por më pas jepet faull në sulm kundër verdhebluve.

52’ Dodaj ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Mustës.

50’ Veprim i pakuptueshëm i gjyqtarit Maleta i cili pas një përplasje para zonës së Elbasanit vendos fillimisht në favor të verdhebluve, e më pas ndërron vendim duke e akorduar për shkodranët. (VIDEO)

48’ Lajthia gjen hapësirë për të pasuar në qendër për Gjonin, por është Qarri ai i cili mbërrin i pari te sfera.

47’ Qose harkon në zonë nga e majta, topi largohet me vështirësi nga mbrojtja e kuqebluve.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime të tjera mes ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Elbasanit.

45’+2’ Pas një harkimi në zonë në të djathtën e sulmit të shkodranëve, një devijim çon topin në traversën e portës së Elbasanit. (VIDEO).

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

42’ Vllaznia mundohet të rrezikojë me një goditje nga këndi, dalja e Abaloras krijon panik, por askush nuk arrin të gjuajë në portë.

35’ GOOOL ELBASANI! Pas një harkimi nga e djathta, Qaqi i dalë në ndihmë të sulmit shënon me lehtësi me kokë mes qendërmbrojtësve shkodranë. (VIDEO)

32’ Shkodranët nisin një kundërsulm me Çobën i cili gabon duke mos pasuar dhe gjuan drejt portës, i bllokuar nga Musta.

29’ Goditje nga distanca e Qoses, Qarri pret në pozicion. (VIDEO)

26’ Protesta të shkodranëve pas dy faulleve radhazi të Qaqit ndaj Balajt, gjyqtari thjesht këshillon mbrojtësin e verdhebluve.

22’ Çoba harkon në zonë për Balajn, gjuajtja e tij me kokë përfundon te Abalora. (VIDEO)

21’ Mala tenton portën me një goditje dënimi, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.

19’ Kasa ndalon me dorë në mënyrë të dukshme një goditje dënimi, kuqeblutë protestojnë teksa kërkojnë karton të verdhë, por gjyqtaria Maleta jep vetëm faull. (VIDEO)

18’ Lila ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dodajt.

13’-14’ Dy goditje këndi radhazi të Elbasanit krijojnë panik në zonë e Vllaznisë, por në fund është Qarri i cili fiton një faull duke ndalur vrullin e verdhebluve.

12’ Dodaj merr vendin e Qatos së dëmtuar te Vllaznia.

11’ Qose ekzekuton një goditje dënimi nga e majta e sulmit, Qarri grushton jashtë. (VIDEO)

9’ Qato, i rreshtuar në krahun e djathtë të mbrojtjes, bën shenjë që nuk mund të vazhdojë më për shkak tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.

5’ Lajthia hyn në zonën e kuqebluve, gjuajtja e tij tokazi shkon direkt në duart e Qarrit. (VIDEO)

3’ Mala hyn në zonë, shmang dy herë mbrojtësit por gjuajtja e tij në fund ndalet nga Musta.

1’ Nis dueli në Shkodër.