Jamal Musiala është ‘shumë i hapur’ për të zgjatur kontratën e tij me Bayern Munich, sipas Florian Plettenberg.

Për momentin gjermani thuhet se është në bisedime pozitive me bavarezët.

Paga e Musialës mund të rritet nga 8-9 milionë euro në 25 milionë euro bruto në vit. Marrëveshja e re do të skadonte vetëm në 2029 ose 2030.

Më herët u raportua për interesimin e Manchester Cityt dhe Real Madridit për 21-vjeçarin.

Megjithatë, lojtari nuk është në bisedime me asnjërin nga këto klube.

Musiala ka tre gola dhe dy asistime në tetë paraqitje për Bayern Munich këtë sezon. /Telegrafi/