Vllaznia nuk ia doli te fitonte ne ndeshjen e djeshme ndaj Elbasanit, sigurisht edhe per mungese te fatit, por nga ana tjeter, kuqeblute dolen te demtuar nga kjo ndeshje. Njeri prej futbollisteve te saj ka pesuar nje demtim te rende i cili mund ta lere disa kohe larg fushes se blerte.
E kemi fjalen per sulmuesin Essanga Matouti i cili hyri ne fushe ne minuten e 85-te ne vendin e Dodajt por ne shtese, nga nje nderhyrje e rende e Edon Hasanit, ka rene keq duke demtuar shpatullen.
Pjestaret e stafit mjekesor te Vllaznise kane vrapuar drejt tij sepse u pa qarte se kishte nje problem serioz dhe kane arritur qe te konstatojne menjehere demtimin e tij teksa kane pare shpatullen e tij qe i kishte dale nga vendi. Mjeku Çoba dhe fizioterapistet Haxhaja, Dibra e Ferhati ia kane çuar ne vend, por sigurisht qe dhimbjet kane qene te medha.
Menjehere pas perfundimit te ndeshjes, lojtari eshte shoqeruar per ne ambjentet e spitalit te Elbasanit ku i jane bere edhe ekzaminimet e para. Specialistet kane konstatuar nje luksacion te shpatulles, e cila eshte shoqeruar edhe me nje demtim te klavikules, por per fat nuk ka thyerje.
Gjithsesi eshte pare e arsyeshme qe Matouti te kthehet me ekipin ne Shkoder, teksa per 3-4 dite do lihet pushim per te pare me pas gjendjen e shpatulles pas ekzaminimeve te tjera qe do te kryhen. Pjestare te stafit mjekesor te Vllaznise gjithsesi bejne te ditur, se minimumi 1 muaj lojtari nuk do jete ne gjendje te stervitet me ekipin, por nuk perjashtohet mundesia qe kjo periudhe e pushimit te jete me e madhe per sulmuesin 21 vjeçar./www.shkodrasport.com/