Marash Kumbulla me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Spanjë.

Mbrojtësi pritet të largohet nga Roma, pasi nuk është në planet e drejtuesve për sezonin e ri dhe në La Liga janë të gatshëm të shpenzojnë për shërbimet e tij.

Nuk do të jetë Espanyl, skuadër me të cilin mbylli sezonin, por sipas “marca” destinacioni i ardhshëm i shqiptarit pritet të jetë Mallorca. Me këto të fundit luan edhe Vedat Muriqi.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe shumë shpejt pritet të arrihet një marrëveshje mes palëve. Ditët e ardhshme për Kumbullën do të jenë shumë vendimtare për të vendosur fatet e të ardhmes së tij për sezonin e ri.