Vllaznia eshte mundur sot ne miqesoren ndaj Deçiq te luajtur ne Tuz me rezultatin e ngushte 1-0. Pavaresisht kesaj humbje trajneri i ekipit shkodran Edi Martini per mediat pas ndeshjes eshte shprehur shume i kenaqur me paraqitjen e lojtareve te tij.

“Djemte kane bere nje superndeshje sot dhe me thane te drejten nuk e kam prit nje paraqitje te tille pavaresisht se disa lojtare nuk kane gjendjen e tyre optimale. E alternova formacionin dhe lojtaret u pergjigjen shume mire sidomos me ndryshimin e skemes sepse luajtem ne presing dhe e dominuam totalisht ndeshjen dhe mendoj se rezultati nuk ka fare rendesi ne kete rast.

Te dyja pjeset e lojes kane te mirat e veta. E para ishte ashtu si une e kisha kerkuar, ne menyren me perfekte te mundshme. Edhe e dyta ishte e mire pavaresisht se i leshuam terren vete kundershtarit sepse donim ta godisnim me kundersulm. E perseris jam i kenaqur dhe vetem disa lojtare duhet te rrisin formen e tyre, por me 90 per qind te grupit jam mese i kenaqur.

Mund te them se aktualisht askush nuk e ka vendin e sigurte ne formacion dhe kur te vijne dita e ndeshjes, do te luajne ato lojtare qe do te kene gjendjen me te mire. Synimi jone i momentit eshte te kalojme turin e pare ne Europe dhe prandaj duam t’i kemi lojtaret ne gjendje sa me te mire”- eshte shprehur ai.(www.shkodrasport.com)