Pas 6 muajsh ne Kosove tek ekipi i Ferronikelit, futbollisti shkodran Egert Selmani eshte shume prane akordit me nje skuader te kampionatit shqiptar. Behet fjale per ate te Ilirise se Fushe- Krujes. Drejtuesit e kesaj te fundit kane synime ambicioze per kampionatin e ri dhe si rrjedhoje po tentojne te marrin lojtare cilesore.
Per kete arsye per krahun e majte te mbrojtes ata kane menduar te zgjedhin Selmanin i cili eshte nje futbollist i dale nga Akademia Vllaznia, madje ka mbajtur shiritin e kapitenit me ekipin U19. Njekohesisht ka qene edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave te Shqiprise.
Njekohesisht ai ka debutuar edhe me ekipin e parë te Vllaznise. Për më shumë eksperiencë, sezonin e fundit ai u huazua te Feronikeli, duke grumbulluar minuta të rëndësishme.
Marrëveshja me Ilirinë është shumë afër konkretizimit, me vetëm disa detaje të vogla që ndajnë palët nga firma. Një prurje që do të shtonte cilësinë dhe potencialin në mbrojtjen e majtë të Ilirisë.(www.shkodrasport.com)