Çiklistet e Vllaznise kane bere nje tjeter paraqitje te mire edhe ne diten e dyte te kampionatit kombetar. Disa e sotme ka qene e planifikuar per garen e rezistences dhe dy prej shkodrane jane ngjitur serish ne podium, kete here me dy vende te dyta.

Keshtu ne garen e kadeteve e cila ka patur itinerarin Belsh-Grekan-Deshiran-Drakot Dumre-Kodra e Lulit, 2 xhiro cirkuit me nje gjatesi prej 48.8 km, çiklisti i Vllaznise Luis Margjoni ne nje duel te forte me dy çikliste te ardhur nga Italia per kete kampionat, ka arritur te renditet i dyti duke u shpallur kesisoj nenkampion i vendit. Nje sukses per kete sportist vetem 15 vjeçar i cili dje u shpall kampion ne garen e kronometrit individual, ndersa sot u mjaftua me vendin e dyte.

Ne garen e junioreve me itinerar Belsh-Grekan-Deshiran-Drakot Dumre-Kodra e Lulit, 4 xhiro cirkuit me nje distance prej 97.6 km, Alesio Kola ka bere nje tjeter paraqitje te mire dhe pas vendit te trete te arritur diten e djeshme, sot eshte renditur i dyti duke u shpallur nenkampion i vendit. Nje tregues ky qe rezultatet e ketij sportisti po vijne ne rritje dhe me siguri qe ne te ardhmen do te kete te tjera suksese.

Nderkohe ne garen e te rriturve, çiklisti i Vllaznise Mateo Balaj ka qene i shkeputur bashke me dy sportiste te tjere dhe ka qene e sigurte qe do te renditej ne treshen e pare dhe pse jo te shpallej edhe kampion i vendit, por gjate rruges ka ndodhur nje incident i rende me nje nga çiklistet e Tiranes dhe si rrjedhoje sportisti shkodran e ka nderprere garen. Nje veprim qe duhej denuar nga gjyqtaria dhe Federata, por per fat te keq nuk ndodhi keshtu dhe Balaj humbet edhe mundesine per t’u ngjitur ne podium edhe ne kete gare.

Megjithate pjesmarrja e ekipit te Vllaznise ne garat e kampionatit kombetar mund te konsiderohet e suksesshme sepse sportistet e saj kane arritur te sigurojne 5 medalje, 1 te vendit te pare, 2 te vendit te dyte dhe 2 te vendeve te treta. Trajneri Leonat Kola shprehet i kenaqur pergjithesisht per kete paraqitje, por sigurisht qe sipas tij duhet punuar edhe me shume qe ne garat e ardhshme te kete edhe me shume suksese.(www.shkodrasport.com)