Vllaznia po rrit lojen e saj dhe po merr edhe rezultatet e duhura. Kjo ka bere qe ne rradhet e saj te spikasin edhe lojtare te cilet ndoshta nuk jane permendur shume keto kohet e fundit. Ne ndeshjen ndaj Bylisit, ne vend te Alivodes qe u shit ne Emiratet e Bashkuara Arabe, luajti Eslit Sala.

Nje futbollist qe ne pamje te pare nuk ben “mrekullira”, por eshte lojtar skuadre. Ai eshte evidentuar nga menaxheri i njohur i futbollit Sokol Haxhia qe ne “Studio Sport” ku ka qene i ftuar, eshte shprehur keshtu:

“Une po shoh te Vllaznia se gjerat po i shkojne mire. Ne ato pak cilesi qe ka kampionati shqiptar, une shoh se ato skuadra qe kane aftesi nga ana atletike ta perballojne si duhet ndeshjen, ia dalin qe ta mbajne rezultatin. Ne nje kampionat te gjate, ka sukses ajo ka skuader qe ka “benzine” me teper.

Prandaj une kam kuptuar qe Vllaznia ka me teper ritem gjate lojes, lojtaret vrapojne, krijojne dhe keshtu kane marre rezultatet. Ndaj Bylisit me ra ne sy nje lojtar: Sala. Nuk e nihja, hyra kerkova dhe pashe qe ishte rritur keto vitet e fundit ne Malte. Me beri pershtypje se nga mbrojtes i djathte, kete here luajti ne qender te mesfushe, me pas e futen si gjysem i majte dhe me pelqeu se kishte kualitet.

Futen pastaj nje djale te ri, i datelindjes 2005, Dodaj qe dha edhe asistin e golit. Edhe ai tregoi cilesi te mira dhe keto jane lojtare te rinj qe i sherbejne shume kesaj skuadre. Vllaznine ne fakt e kam pare edhe ne ndeshjen ndaj Egnatias dhe me ka befasuar per mire, per lojen qe zhvilloi”./www.shkodrasport.com/