Abiodoun Tayo Razack është futbollisti më i ri i Skënderbeut. Është vetë klubi bardhekuq që njofton afrimin e sulmuesit në skuadër me një postim në rrjete sociale.
Razack vjen nga akademia e 36 Lions në Nigeri, aty ku ka dalë edhe Peter Olayinka i cili theu rekordet e futbollit shqiptar pikërisht në rradhët e korçarëve. Talenti 19-vjeçar shihet si një transferim i rëndësishëm për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen teksa pritet shpërthimi i tij këtë sezon.
“Abiodoun Tayo Razack zyrtarisht bardhekuq! Lojtari i dalë nga akademia e 36 Lions në Nigeri, ka hedhur firmën mbi kontratë dhe është bashkuar me grupin në seancën e sotme stërvitore”, njofton Skënderbeu.