Sulmuesi shkodran Albi Shpuza nga sot eshte zyrtarisht pjese e skuadres FC Prizreni. Kjo e fundit siç dihet, sezonin e kaluar nen drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj fitoi te drejten per t’u ngjitur ne Ligen e Pare te Kosoves dhe tashme drejtuesit e rinj te saj po bejne perpjekje per te ndertuatr nje ekip solid.
Pikerisht per kete arsye kane bindur edhe sulmuesin Shpuza qe te liren Trepçen dhe t’u bashkohet atyre per sezonin e ri. Vete klubi i Prizrenit e ka prezantuar ne menyre pompoze perforcimin e tyre te ri teksa shkruajne:
“Albi Shpuza zyrtarisht pjesë e FC Prizrenit!
Me kënaqësi të madhe ju prezantojmë përforcimin tonë më të ri – Albi Shpuzën, një nga talentet më të spikatura që ka nxjerrë Shkodra vitet e fundit!
Mesfushori i ri, plot energji dhe vizion në fushë, i bashkohet FC Prizrenit pas një periudhe të suksesshme me KF Mitrovicën, ndërsa më parë ka lënë gjurmë në çdo hap të karrierës së tij.
Ish-anëtar i ekipeve kombëtare të moshave të Shqipërisë: U15, U17 dhe U19
Me Vllazninë U21 është shpallur kampion i Shqipërisë, dhe ka fituar çmimin golashënuesi më i mirë i kampionatit
Tashmë, pjesë e projektit tonë për të ardhmen!
Presim shumë nga Albi këtë sezon dhe jemi të bindur që do të jetë një ndër shtyllat e skuadrës sonë në fushë.
Mirë se vjen në Prizren, Albi – punë, përkushtim dhe fitore bashkë!”