Vllaznia e basketbollit të meshkujve e ka nisur tashmë rrugëtimin e saj për sezonin e ri. Drejtuesit e Shoqatës pikësëpari rikonfirmuan në pankinë trajnerin e sezonit të kaluar- Eni Llazani, madje për tre sezonet e ardhshme. Ndërsa sot ato kanë vijuar punën duke arritur një tjetër marrëveshje të rëndësishme.
Bëhet fjalë për atë me kapitenin Robert Shestani i cili do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin e ri. Konfirmimi ka ardhur nga vetë Shoqata e Basketbollit Vllaznia përmes një postimi në faqen e saj ku shkruan:
“Robert Shestani vazhdon me Vllazninë!
Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se edhe në sezonin e ardhshëm, Robert Shestani do të jetë pjesë e skuadrës sonë. Roberti ka treguar vazhdimisht përkushtim, seriozitet dhe profesionalizëm, duke dhënë gjithçka për fanellën kuqeblu.
Ky vazhdim është një hap i rëndësishëm për ekipin tonë dhe një mesazh i qartë se Vllaznia synon të ndërtojë mbi vlerat, punën dhe pasionin e lojtarëve që japin shpirtin për këtë skuadër.
Me Shestanin në fushë, kemi besim se do të arrijmë akoma më shumë suksese dhe emocione për të gjithë tifozët tanë të mrekullueshëm”. je”.(www.shkodrasport.com)