Basania ka bere nje paraqitje me te mire dhe si rrjedhoje ka arritur ta fitoje me rezultatin e paster 3-0 ndeshjen miqesore ndaj Terbunit, e cila u luajt pasditen e djeshme ne fushen sportive “Reshit Rusi” te Shkodres. Nje gjest ky qe i ka sherbyer te dy stafeve teknike per te pare gjendjen konkrete te te dy ekipeve.

Pjesa e pare e miqesores ka patur me shume rivalitet, por nderkohe nuk ka prodhuar gola dhe si rrjedhoje eshte mbyllur ne barazim 0-0. Krejt ndryshe ne te dyten ku ekipi i Basanias ka dominuar ne te gjitha drejtimet ndaj kundershtarit dhe si rrjedhoje ka shenuar tre gola njeri pas tjetrit.

I pari ka patur per autor mbrojtesin shtatelarte Ardit Hoxhaj i cili ka kercyer sakte me koke brenda zones duke e derguar topin ne rrjete. Ne te dytin ka qene Alsid Tafili qe ka shenuar nga pika e bardhe e 11-metershit nderkohe qe ate e kishte fituar Egzon Shimaj pas nje pengimi te parregullt brenda zones.

Ne fund ka patur edhe vend per nje gol te trete qe ishte edhe me i bukuri i kesaj miqesoreje, shenuar nga sulmuesi Albert Mila me nje gjuajtje te sakte nga jashte zone. Perfundimisht 3-0 per Basanian qe ne kete menyre tregon se per momentin eshte me mire sesa Terbuni me pergatitjet per sezonin e ri.

Megjithate gjerat mund te ndryshojne nga dita ne dite sepse skuadrat do te vazhdojne punen teksa kane ne dispozicion edhe plot 35 dite nga starti i kampionatit./www.shkodrasport.com/