Trajnerit Mirel Jos gjate konferences per shtyp pas ndeshjes se mbremshme me Universitatean e Krajoves i ka bere disi pershtypje pyetja e nje gazetari ne lidhje me formacionin apo dhe zevendesimet e bera sepse flitet per emra te rendesishem te blere por qe u pane pak ose aspak ne fushen e lojes ne kete takim dhe prandaj eshte pergjigjur:
Formacioni – Një skuadër vepron në bazë të gjendjes që ka. Duke nisur te lojtari i fundit që u fut në fushë, Alivoda, përsëri jam i kënaqur nga të gjithë lojtarët. Kemi gjëra për t’i rikuperuar. Fillon loja dhe kemi një kundërshtar më të freskët. Në pjesën e dytë ata gabuan më shumë se ne, rregulluam pikat tona të referimit dhe e bëmë më të qetë. Më intereson si funksionon skuadra në grup.
Kualifikimi – 50 me 50 e quaj. Ju e dini si është futbolli. Nuk dua të vë epitet që s’do u pëlqejnë. Do shkojmë jo vetëm për të ndenjur në mbrojtje, nuk funksionojmë kështu.
Latifi, Boshnjaku, Vulaj dhe forma sportive – Nëse do luante Vulaj, do ndryshonte skema dhe vendosja e lojtarëve në fushë. Ju s’jeni dakord me ndërrimet e mija?! Kishim dy kartona të verdhë dhe nuk mund të mbetëshim në inferioritet. Çdo lojtar, i ri apo i vjetër e fus në lojë se e meriton. Alivoda e meritonte pas gjithë asaj që më ka dhënë në stërvitje. Çfarë prisnit nga Boshnjaku? Ndryshimet do i bëj në bazë të gjendjes që kam. Latifi edhe për një javë nuk vjen në formën që duam.