Shumë herë e kemi thënë se lojtarët e ekipeve shqiptare nuk po ngrihen në nivelin e stadiumeve që janë ndërtuar në vendin tonë. Në gjithë këto vitet e fundit, të pafundme janë arenat e nivelit të lartë ku skuadrat tona mund të shprehin aftësitë e tyre.

Por nga ana tjetër, performanca që na shfaqet në fushën e blertë është ende realisht jashtë asaj që tregon imazhi i parë.

Kjo u vërtetua më së miri edhe nga trajneri i Craiovas, Balint. Në të vetmen herë që foli për Vllazninë, ishte për stadiumin e saj, Loro Borici. “U kënaqa shumë që luajta në një stadium të tillë, dua të përgëzoj tifozët për atmosferën e bukur”. Por sigurisht që ky artikull nuk i kushtohet Vllaznisë në veçanti.

Përkundrazi, më kryesisht bëhet fjalë për ekipet e kryeqytetit që me performancën e tyre në Europë na ka lënë shije të keqe mes zhgënjimit total. Të veshur me kollare, por bosh në brëndësi, pa pasur klas në komunikim për të fituar respektin e të tjerëve. Tani duhet të kalojmë një hap më larg, nuk bëhet më fjalë për ndërtim stadiumesh. Le të fillojmë që të luajmë futboll dhe të ndërtojmë aksione…