Mundesit e Vllaznise kane bere nje paraqitje te mire ne kampionatin kombetar te grupmoshave, zhvilluar pak dite me pare ne pallatin e sportit te qytetit te Vlores. Aktivitet ky i organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes, ne bashkepunim me Bashkine e ketij qyteti.
Figuren me te mire nga mundesit shkodrane e ka bere sportisti Alban Sykaj i cili duke konkurruar ne peshen 68 kg, ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion i Shqiperise per moshat.
Nderkohe tre sportiste te tjere, po ashtu kane bere paraqitje shume te mire dhe ndonese nuk kane arritur te shpallen kampione, jane vleresuar per ndeshjet cilesore qe kane zhvilluar dhe ne fund te kampionatit jane renditur ne vendet e dyta.
Behet fjale pikerisht per Ujnejs Hafizin i cili eshte shpallur nenkampion ne peshen 52 kg, Halid Ulqinaku ne peshen 57 kg dhe Amer Ulqinaku ne peshen 85 kg. Nga ana tjeter, mundesi Amer Faslija eshte renditur i treti ne peshen 62 kg.
Pikerisht ne baze te ketyre rezultateve, Vllaznia si ekip eshte renditur ne vendin e trete ne perfundim te kampionatit dhe trajneri Altin Anza eshte ngjitur ne podium per te marre diplomen perkatese./www.shkodrasport.com/