Nga Endri ÇINARI

Në miqësoren e humbur ndaj Koper në shifrat 3-5 në fushë për Vllazninë u aktivizuan të gjithë futbollistët, me përjashtim të tre prej tyre. Fjala është për mbrojtësit e krahut, Erdenis Gurishta dhe Esin Hakaj dhe sulmuesin Alfred Mensah. Dy shkodranët nuk u hodh për qoftë një minutë në fushën e lojës, duke u lënë kështu totalisht pushim nga ana e Martinit dhe stafit mjekësor.

Kjo sipas asaj çfarë mëson gazeta “Shkodra Sport” për shkak të mbingarkesës fizike për Gurishten. Me 30-vjeçarin që në mënyrë për të mos u rrezikuar për ndonjë lëndim të mundshëm është preferuar të lihet pushim. Megjithatë për mbrojtësin e krahut të djathtë nuk duket të ketë asgjë serioze dhe ai do vijojë të jetë pjesë e seancave stërvitore dhe ndeshjeve miqësore në vijim gjatë qëndrimit të ekipit në Slloveni.

Po ashtu edhe Esin Hakaj për shkak se e ka nisur stërvitjen disi me vonesë në krahasim me pjesën tjetër të grupit, ende nuk është në 100% të gjendjes fizike. Me mëngjërashin i cili po ashtu po merr formën e duhur nga dita në ditë. Dhe që në ndeshjen e rradhës pritet të ketë edhe ai minutat e tij, në mënyrë që të kapë ritmin e duhur para zhvillimit të dueleve europiane kundër Daugavpils.

Po ashtu një mungesë tjetër përveç Gurishtes dhe Hakajt ka qenë edhe ajo e Alfred Mensah. Edhe sulmuesi nga Gana ka pasur një mbingarkesë fizike dhe është preferuar të mos rrezikohet.(www.shkodrasport.com)