Ardian Ismajli është një nga futbollistët më të kërkuar gjatë kësaj peridudhe. Paraqitjet e mbrojtësit me Empolin në këtë sezon të Serie A kanë bërë që disa ekipe në Itali të vihen pas shërbimeve të tij.
Sipas “Il Mattino” bëhet me dije se lideri i Kombëtares shqiptare është shumë afër kalimit te skuadra e Napolit. Kjo pasi mes palëve është arritur paraprakisht një marrëveshje mes tyre. Po sipas burimit të fjalë bëhet me dije se kalimi i Ismajlit te Napoli pritet të realizohet vetëm në merkaton e verës.
Marrëdhënies me mira që Aurelio de Lautentiis ka me presidentin e Empolit kanë bërë që palët të bien në kompromis për shqiptarin.
Kujtojmë se 28-vjeçari ka kontratë me Empolin deri në fund të këtij sezoni dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim, pasi edhe Inter e Juventusi kanë ndjekë me interes mbrojtësin shqiptar.