U be kohe e gjate qe merrem me sportin ne pergjithesi dhe me teper me futbollin dhe tashme jo per mburrje por kam nje eksperience shume te vyer ne disa aspekte.Nuk dua te hyj ne nje analize te hollesishme per cdo detaj te fushes,pasi do kerkonte me qindra rreshta te shkruar,por do te shkoj aty ku ceshtja behet me delikate.
Prej vitesh skuadrat tona te futbollit rezultojne te mbytura ne borxhe dhe ne kontrata te pashlyera.Tre skuadra te rendesishmete Superliges,prej disa ditesh jane pezulluar per tre sezone te merkatos te mos kene te drejte te afrimin e futbollisteve te rinj ne rradhet e tyre.Shkaku? Gjithmone mbetet jetim derisa ne skuadrat tona ,te futet nje fryme e re per menaxhimin ekonomik.Jam i sigurte qe ne asnje skuader nuk ka perpara fillimit te sezonit nje projekt-ide per afrimet dhe largimet nga skuadra,pasi ne cdo ekip mbizoteron uni i drejtuesit qe i di te gjitha.
Fjalen nuk e kam per cilesine dhe perberjen e skuadres, por per mendimin ekonomik te tyre. Nje ndermarrje apo nje biznes gjithmone ben nje bilanc te punes se kryer, çka perkthehet ne fund te çdo sezoni qe skuadrat te bejne nje “inventar” te punes se kryer. Shumica e skuadrave tona rendin pas rezultateve te çastit dhe harrojne perspektiven e larget se çfare do te fitohet pas disa viteve ose ne fund te sezonit.
Ne nje fare menyre nje skuader futbolli eshte nje “ndermarrje” ose “nje “koorporate” ku mendimi kryesor eshte shendoshja e aseteve dhe bilanci pozitiv ekonomik i saj. Shkak per trajtimin e ketij refleksioni, u be nje lajm qe sapo lexova, se nje skuader kishte rene dakort per afrimin e nje lojtari 33 vjeç. Nuk kam asgje me moshen e ketij lojtari apo gjendjen tekniko-fizike te tij, por me sa jam i informuar kjo skuader ne perberje te saj kishte mjaftueshem lojtare “veterane” dhe ne nje fare menyre ne fund te sezonit krahas realizimit te objektivit ka edhe nje detyrim qe disa nga futbollistet e saj t’i hedh ne treg per te patur nje balance te mire ekonomike.
Kjo menyre e te menduarit nuk i fut ne ngerç ekonomik skuadrat dhe nese çdo gje behet e studiuar me rigorozitet dhe raporti blerje -shitje anon me shume nga kjo e fundit, atehere kemi te bejme me nje skuader qe nuk ka frike te beje merkato te zgjuar qe t’i sherbeje vazhdimesise. Dhe per te shkuar ne kete nivel, drejtuesit e skuadres patjeter duhen te kene edhe nje udheheqes ekonomik, per te mos çeduar ne aspektin e nje impakti ekonomik pozitiv.
Vetem keshtu skuadra do te jete aktive ne merkato dhe trajnereve nuk do t’u dridhet qerpiku per te ofruar elementet me te mire ne treg, çka e perkthyer, me shume mundesi financiare. Shume mire qe skuadrat tona kane ne perberjen e tyre krahas stafit teknik edhe video-analiste apo masazhatore dhe doktore sportive, por mungesa e nje analisti ekonomik ka bere qe ne te shumten e rasteve te gjenden ne udhekryqin e merkatos. Nje buxhet i miremenduar ne çdo detaj dhe nje kontroll efikas, padyshim jane çelesi me i mire per te patur nje klub ne ekuliber pse jo edhe fitues.