Ky titull i ketij shkrimi te nderthyer me sport e politike mendova te shkruaj kur ne zgjedhjet e 14 majit Kavaja la mbrapa Shkodren.

Nuk jane ballafaquar prej vitesh ne fushen e blerte te futbollit per faktin se Vllaznia luan ne Superiore ndersa Besa ka mbetur e stopuar ne kategorine e pare.

Vllaznia pretendon pas humbjes se gjysmfinales se Kupes se Shqiperise per te zene vendin e trete ose te katert e per t’u afruar me Europen ndersa Besa as qe I afrohet Superiores duke u renditur ne vendono e tete.

Keto dy ekipe me emra simbolike, kane shfaqur ne vite me shume se çdo ekip tjeter vllaznim dhe miqesi tradicionale.
Finalet e Kupave te Shqiperise ne vitin 1972 dhe 1981 ku Vlaznia i rrembeu dy here Kupen, nuk tronditen miqesine e tradicionale.

Ky vllaznim e miqesi ka reflektuar dhe demonstruar edhe ne perballjen me diktaturen komuniste ku dy qytetet i dhane goditjen asgjesuese regjimit enverian.

Kavaja e nisi revolten nga stadiumi gjate nje ndeshje per kampionatin e futbollit, ndersa Shkodra nga sheshi Demokracia.
U bene dy qytetet bastione te Demokracise, Kavaja duke u rikthye me fitore ne traditen e saj por Shkodra pas 33 viteve e regjistroi “humbjen” e pare duke thyer traditen e fitoreve.

Keshtu takimi Besa- Vllaznia regjistroi rezultatin me kulmor ne keto 33 vite demokraci dhe kjo fale spektatoreve qe nuk e tradhtuan skuadren e tyre Besen (Kavajen), ndersa Vllaznia (Shkodra) çuditerisht i pati tifozët te perçare, bile edhe ato qe erdhen nga Tirana ishin kunder Vllaznise (Shkodres).

Ne fitoren e Kavajes ndoshta ndikoi fakti se Besa ka nje kuptim figurativ se “fjala e dhene me siguri do te mbahet”, por jo me pak e fuqishme eshte shprehja epike e nje tifosi shkodran “une nuk kam zemer, por Vllazni se Shkodra eshte dashni”
Por Besa (Kavaja) duhet pergezuar dhe se shpejti ne Superiore.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 16.05.2023