Lajmi qe qarkulloi keto dite te para te vitit 2025 nga shtepia e futbollit (FSHF) se ne kampionatin kombetar te futbollit nis fazen e dyte se shpejti, skuadrat pjesmarrese mund te aktivizojne 7 futbolliste te huaj dhe ne sezonin e ardheshem 2025-2026 kjo shifer rritet deri ne pa limit.
Ky lajm qe deri tani nuk ka nxitur asnje reagim nga specialiste e trajnere apo presidentë klubesh, nuk kaloi pa i dhene reagime personazhit tashme te njohur te “Parajses Artificiale”, Simone Shuterit.
Ai nuk e permbajti gezimin dhe entuziasmin qe I dha ky lajm ndersa po pushonte ne brigjet e Adriatikut ne plazhin e tij te perferuar te Shengjinit. Mblodhi iranianet, afaganistanet, pakistanet, bangladeshasit. Nuk mungonte edhe Kryetari i Bashkise, Ministri i Sporteve, Ministri i Brendshem ne komentin qe do t’i bejne ketij njoftimi zyrtar.
“Ja si rodhen punet, shqiptaret po u dorezojne edhe futbollin, qe eshte argetimi e pasioni e tyre me i madh, bile a kane ruajtur aq te virgjer sa nuk kane lejuar klanet e droges ta njollosin.
Ne kete fillim te fazes se dyte eshte vendosur te aktivizohen 7 futbolliste nga gjiri yne e sezonin e ardhshem pa limit. Prandaj te krijojme shpejt ekipet sipas moshave dhe tani ne janar te prezantojme per 10 skuadrat pjesmarrese te Superiores te pakten nga 4 futbolliste. Kete lajm e kam parashikuar se do te ndodhte, por e kam mbajtur sekret burimin e parashikuar”.
Dhe per te shuar kuriozitetin po ju tregoj. Data nuk po me kujtohet, por ne ditar e kam regjistruar, vete Kryeministri i Shqiperise z. Edi Rama ne podcastin qe beri ne 5 futbolliste te kombetares ku ne mes tyre ishte edhe shkodrani Hysaj, tha se per te pasur nje kombetare te garantuar te krijojme te gjitha mundesite qe talentet tona te vershojne drejt klubeve me ne ze te Europes, siç ka vershyer e vazhdon te versheje rinia shiptare. Ne kemi futbolliste qe luajne ne ekipet me me ze te Europes e Azise.
Pra Kryeministri shqiptar la te kuptoje se edhe Superiorja e Shqiperise nuk do te kete ma mbeshtetjen e Qeverise pasi ajo po u dorezohet pa kushte planit te zbrasjes se Shqiperise.
Te pregatitemi te shpallim Federaten tone re te Futbollit, te afrojme sponsore nga vendet tona per te krijuar funksionimin e klubeve te Superiores, te shtojme me shpejte lindjet e femijeve tane duke krijuar maredhenie martesore me vajzat shqiptare. Ajo qe eshte e sigurte, mbetet ne favorin e te ardhmes tone, pasi ne klubet e Superiores nuk vijne futbolliste nga Italia, Spanja, Anglia, Gjermania bile as nga Greqia etj.
Por per me shume ne lidhje me invadimin e Superiores do te na orientoje miku yne i ngushte shkrimtari Ben Blushi i cili po pregatite per botim vazhdimin e “Parajses Artificiale” edhe per futbollin” ,perfundoi biseden me te vetet e besuar Simon Shuteri.
Dhe FSHF te mos befasohet nga ligjirata e Simon Shuterit pasi rrugen ia ka hapur vete Kryeministri Rama ne podcastin e zhvilluar me pese futbollistet e kombetares shqiptare.