Nga Prelë MILANI

Jeta Dedë Mark Bregut është një luftë e pandalshme ngallnyse që e ngriti në fronin e despoteve të sportit më burrërore te traditës arbërore- shqiptare . Deda pati dy dhurata të çmuara forcën fizike dhe intelektin idenë qe e udhëhoqi dhe fisnikëroj Dedë Bregu udhëton i pa plakur ne pjesën fundore te dhjetëvjeçarit të nëntë.

Shikojeni me vëmendje duke lëvizur me hap gjallues nga Rruga e Gjere te Stadiumi në qendër te qytetit . Akoma sportiv si një mriz lëndine i pa dërmuar nga stuhitë dhe rrëmoret dimërore me trup te drejte me krahë ende të fuqishëm, me thinja fisnike, por jo pushtuese. Falë Zotit me shikim, dëgjim dhe kujtese te mprehte. Ky Kampion dhe Mjeshtër i Madh nuk di ku i ka fshehur 88 mote që ka rrafshuar qe 15 shtator 2022.

Shtatin e harlisur forcën e duhishme dhe shëndetin si vera mori dhurate nga Bjeshka e Lotojëve ku lindi me 15 .09.1934 me prindër Mark Delinë dhe Mrikë Shytani (nga Thethi bija e Shytan Prekes). U rrit në gji të natyrës mes lodrave feminore , me vrapime, kacavjerrje ndër peme e lisa, larje në lumë, rrëshqitje në borë, ngjitje ulje të shpejta nga fshati në majte Kurorës, lojëra shkop e cinga dhe mbi të gjitha matja e forcës duke filluar nga përthyerjet e duarve deri tek rrokja trup me trup lëndinave e mrizeve.

Mësimet fillore dhe shtatë vjeçaren i përfundoi në Kodër Shën Gjergji me edukator të pare mësuesin dhe studiuesin e mirënjohur Gjysh Sheldia.

Per një jetese me të mirë në vitin 1957 familja e Dedës vendoset ne Grudë te re ku po ngrihej një fermë e lakmueshme per kohën në raport me jetën e atëhershme te fshatrave malore . Ishte djalë punëtorë me dëshire dhe vullnet per te fituar profesion e vreshtarit të mirë dhe siguruar të ardhura per familjen.

Në vitin 1961 filloi shërbimin e detyruar ushtarak në Korçë ku u aktivizua në sportin e mundjes per Korpusin e Koçes. Në garat sportive mes Reparteve ushtarake që ishin tradite dhe përvoje e përvitshme për zbulimi dhe peshkimi i talenteve sportiv. Në spartakiadën e rrethit rekruti shkodrane fitoj titullin kampion ne peshën e tij në rajonin JL. Krahas mundjes në repartin 5001 Deda ushtroi edhe sportin e boksit.

Kaq u desh dhe e rrëmbeu me dëshirë Skenderbeu per ngjyra te cilit luajti dy vite në stilin e mundjes klasike, duke qenë nder bashkë udhëtarët e pare te këtij sporti në Korçën që kishte per tradite me tepër futbollin dhe lojërat me top se tapetin e kuq. Në vitin 1967 kthehet në Shkoder duke ushtruar mundjen në stilin e lirë me ekipin e Vallanisë. Në vitin 1968 aplikohet per here te pare Kampionati i Mundjes së Lirë në Shqipëri. Dedë Bregu dhe shokët e tij ishin brezi i pare që e morën per dore dhe e ngritën drejt majave më të larat.

Hamza Çelën pati trajnerin i pare qe e stërviti së bashku me të fortit e Shkodres, Fran Topalli, Mhill Zefi (nga Shllaku ), Bashkim Shkodra. Punonte ne fermë dhe stërvitej me intensitet te lartë me synime per të fituar mbi kundërshtaret e frikshëm qe konkurronin në peshën e tij. Deda ka garuar ne peshat 74-82 dhe 82-90 kg. Me 1974 drejtimin e Vallaznsë se mundjes se lire e mori mjeshtri vigan Eljaz Ahmeti me te cilin Deda dhe Vllaznia fituan të gjitha trofetë e mundshme.

Me 1971 atje ku e nisi sportin e mundjes pikeshit në Korçë u shall kampion kombëtare suksese që do të përsëriste edhe ne vitet, 1972-1973, 1974- 1975 dhe me 1976. Si fitoren më çmuar të karrierës se tij sportive çmon ndeshjet ndaj kampionit të pa thyeshëm gjer atëherë Nuh Murselit e Përparimit të Kuksit i quajtur me nofkën Pelivani absolut në mundjen e lire, klasike dhe sambo . Deda e mposhti me tuç ne shtëpinë e tij në Kukës para publikut te vet duke e rrezuar nga froni i “despotit”.

Fitore lavdi plote janë betejat epike me Dilaver Kaçin e Partizanit me 1974 një delvinjot i fortë si dreri të cilin e dërmoj per 37 S. Jashtë çdo dëshire shorti e shkapeti topuzxhiun dibranë Ivzi Muçën e Korabit ku pas një dueli epik mes titanësh fitorja i buzëqeshi Dedës, per vijuar me Adem Gashin e Teutës Avzi Çejanin e Përparimit , Në vitet 1972 e 1973 Dede Bregu fiton edhe dy Kupa Republike. Në përbërje te një armate luftëtare agresive dha kontribut të çmuar ne dy fitoret Kampionit Kombëtare ekiporë te Vllaznisë së Shkodres me 1974 e 1978 . Edhe gjashte here te tjera Vllaznia e Dedës me trimat e është renditur Nën/Kampione Kombëtare dhe ka grabitur me pa hir edhe gjashtë kupa republike dhe një Spatakiadë Kombëtare.

Aventura e Mjeshtrit të Sportit Dedë Bregu ka vijuar deri ne vitin 1980 kur mosha sportive i fluturoi nga grushti. Vari në kunj gjerdanin e kampionit por jo tuta dhe bluzën sportive, përvojën, eksperiencën dashurinë dhe pasionin per sportin burrëror ua transmetoj brezave te ri .Në vitin 1900 merre drejtimin e ekipit e para te rinjve te Vllaznisë . Dedë Bregu qe një kopshtarë i pa shoq i zbulimit i rritjes dhe afirmimit të talenteve te reja. Me këta djelmosha te ri ka fituar 5 tituj kampion Kombëtare dhe mbi të gjitha i ka dhuruar Shkodrës dhe Shqipërisë një armate të gjurmëlënëse në historinë e këtij sporti.

Shkatërrimet vandale te vitit 1990 kanë lënë një plagë te pa shërueshme në shpirtin e kampionit dhe mësuesit shembullore të brezave. U shkatërrua palestra u vollën gjithçka edhe dyshekët e tapetit. Kur aspironim ëndrra e lartësi te reja u gjendem pa as gjë ne qiell te hapur kujton Deda duke ju dridhur buza. Per 7 vite mundja u harrua se ekzistonte dhe as kush nuk e vuri dorën në zjarr ndonëse flitej e per arritje madhështore epokale te përmasave internacionale. Në vitin 1998 Dedë Bregu me një guxim të lafitur ja hyri me forcat e veta për te rilindur edhe një here mundjen në qytetin e tij mbretërore.

I ndihmuar nga kolegu i tij i mirënjohuri Ali Murrizi shkuan në qytetin e Lezhës dhe i kërkuan disa dyshekë ish mundësit të mirënjohur Arben Kola dhe shefit të Klubit Lezhë Pjetër Lisi te cilët i ndihmuan bujarisht duke u he nga mielli i tyre. Sa po erdhën në Shkodër r dyshekët Deda dhe Aliu i vendosën ne një dhomë 5 x 6 m pranë pallatit te sportit Qazim Dervishi. Aty grumbulluan elementin e ri punuan fort ,me vullnet dhe idealizëm profesional pa as një përftesë ekonomike dhe rezultate nuk vonuan. Nga ai tapet teje modest morën krahë dhe fluturuan sokola pendë artë të mundjes shkodrane e shqiptare si Jetmir Elezi i cili në turneun në Greqisë në vitin 2005 u nderua me medalje te argjendtë.

Produkti i fonderisë Bregu janë Ilir Dyça, Arben Ahmeti, Arben Shkëmbi. Genc Haxhia, Mirsad Dekovi, Emiljana Leka, Kristian Daka kampion kombëtare, Ervin Delia (Vuksanaj Shalë), Armend Guri, Elsaed Guri kampion moshash , Kristian Fuiku kampion te ringjesh , Elvis Gjineshaj (Gimaj Shalë), Mir Pokani, Mir Porava, Bardhok Koka. Deda pati krah te djathë nxënësin dhe teknikun novator Nazmi Elezi më cilin ndanë brenga shqetësime por pese trofe kombëtare. Tekniku sot drejton ekipin e Vllaznisë dhe vreshtarit plak ndihet i gëzuar qe testamentin ja la ish nxënësit të tij. Sporti është emri fryma dhe shëndeti i Dedë Bregut.

Mjeshtri veteran duke u kthyer pas në kohë thotë ;- Nuk mund ta harroj edhe Pal Shkembin qe e stërvita në vitet tetëdhjete. Më vjen keq se do ishte bere kampion i zoti ai qe një mundës me parametra special por qe per arsye ekonomike dhe diskriminimi politik u detyra te tërhiqet atë here kur tapeti i thërriste. Dedë Bregu është senator i mundjes së lirë shqiptare, është një lis i vjetër që ka gdhendur ndër rrathë historinë jo vetëm të tij . Mban titujt ” Mjeshtër i Sportit”, “Mjeshtër i Madh” i akorduar qe në vitin 2007 dhe nga as një instancë shtetërore nuk ka marre shpërblimin që i takon per mundin dhe sakrificat në shërbim te sportit shqiptare.

Jeton i vetmuar me një pension modest duke ju afruar kapërcellit shekullore. Nuk qahet as nuk ankohet, se me u qa i duket dobësi, por edhe po të qahem nuk di se kujt ti qahem.! Nuk është hera e pare qe shteti shqiptare turpërohet përpara personaliteteve te tillë qoftë sa te kalojnë urën e kësaj bote që i lidhë më tjetrën. Nuk më ka hije me fol per vete thotë Deda. Por kam makth në zemër vdekjen në varfëri Migjenjane të emblemës se vjetër të mundjes shqiptare idhullit tim këndej e andej varrit Mirash Vukasani.

VRA DEDË BREGU ARTEMISA FLUTURAKE E ATLETIKËS SHQIPTARE

E bukur hëne në qiellin pa re

E shpejtë fluturuese si era

Gjoksin hijeshuar ti plot me trofe

Atletika , ty verë të ka moj Vera

Familja Bregu nuk mund të identifikohet vetëm patrikun e saj Dedë Bregu (Shala). Stafetën e tatës në qiej më të shndritshëm të atletikës shqiptare e ngrit Vera një amazonë luftëtare plot hirre. Një Vashë trup hedhur me një bukuri tërheqëse, me sy me bisht, hundën e drejtë qiri dhe të vogël me gojë të vogël si burbuqe me atë bel të këputur këmbë të gjata elegante me shputa dy shpatore si bisht peshku . Mjeshtëre e Merituar dhe Mjeshtëre Madhe , shigjetë fluturues rekordmene e kërcimeve atletike, ka 33 vjet qe qëndron në fronin e vet vetmitare me 6,53 m.

Një rezultat që sot duket shumë i lartë dhe i pa kapshëm nga sfidantet e reja te kërcimit që rendiste për kohën e sajë që i 12 në botë Zoti i fali një kondicion te përkryer fizik 172 cm, 61 kg pesha trupore. Në disiplinën Sportive tre hapesh, 12 vjet mbajti të veshur fanellën kombëtare të Shqipërisë, 10 vjet kampione absolute e Shqipërisë. Qysh 19 vjeç shpallet Nën Kampione e Ballkanit. Me 1990 në Split puthet gryka gryka me trofeun e Kampiones së Ballkanit për të rritura . Fituese e Medaljes së artë evropiane ne në Kupën Bruno Zauli ne Bruksel.

Në vitin 1997 është përsëri Nën Kampione e Ballkanit. Gjatë karrierës se sajë të shndritshme ka fituar 28 medalje kombëtare . Atletja jone e Shekullit veshur me vellon sportive me dyngjyrëshin e flamurit tone nacional është stolisur si hyjneshë me 17 medalje ndërkombëtare, 4 ari, 7 argjendi dhe 6 bronxi. Çika e Dukagjinit, garon në Kampionatin Ballanik (Ankara Turqi), në Lojërat Mesdhetare,Aafrikë ku rendit e katërta, në kampionatin Evropian ne Split , në Lojërat Olimpike në Atalanta me 1996 në Kampionatin Botëror Athine 1998. Nga 6 ballkaniada te zhvilluara ne Greqi ka marrë pjesë në pesë prej tyre. Totalisht ne këto takime mitingje dhe kupa del dy herë Nën Kampione e Ballkanit per te reja, 2 here per rritura, Kampione Ballkanit dhe tre medalje ne Kupën Bruno Zauli . Në Mitingun Ndërkombëtarë Barit ka marrë medalje te artë sukses te cilin do ta përsëriste edhe në maj te vitit 1996 në Tivar dhe Beograd. Ka fituar shumë çka si asnjë kohanike e saja duke shkruar një kapitull të lare me shkronja te arta në historinë e atletikës shqiptare.

NJË FAMILJE E GJITHA SPORTIVE

Familja Bregu nuk mund te identifikohet vetëm me kontributin babë e çikë, pasi edhe gjithë të tjerët janë marrë me sport, jo në ato nivele por natyrisht qe kane shkruar emrin dhe fizionominë e vet në sportin shkodranë.

PAULIN DEDË BREGU ka ushtruar me dashuri dhe pasion sportin e basketbollit ku aktivizohet me para të rinjtë e Vllaznisë me trajner Zenel Vekshtari ku luajti dy vite. Pas dy viteve futet me ekipin e të rinjve me trajner Asllan Gjyrezi. Shërbimin ushtarak e kreu ne Tirane ku edhe aktivizohet me ekipin e Dinamos ku përfitoj nga përvoja e trajnerit Feti Borova. Pas përfundimit te ushtrisë veç per arsye ekonomike detyrohet te divorcohet me basketbollin te cilin e donte shumë. Buka e gojës ishte mbi të gjitha.

MIRA DEDË BREGU ka lindur në vitin 1975 që në moshë 12 vjeçare fillon të merret me sportin e volejbollit , fillimisht është stërvitur nga trajneri Vehbi Saulejmani më pas nga Flamur Agolli. Në vitin 1988 kalon me aktivizohet me të rriturat e Vllaznisë nën urdhrat e Mjeshtrit të shquar Mark Grimci. Me ekipin e të rriturave ka luajtur deri në vitin 1993. Jo per faj të saj por të “revolucionit të lavdishëm” që fshiu nga faqja e dheut shume disiplina sportive. Shuteres se pozicionit katër Mira Bregut ja vrau ëndrrat duke e detyruar të le karrierën më mes te rrugës, por la emrin e sajë në librin e shërbimit të vajzave voljebolliste te Vllaznisë.

MARJAN MARASH BREGU i vit lindjes 1987 qysh 12 vjeç zgjodhi sportin e shtanges, në moshën 15 vjeçare kalon nën përkujdesjen e të mirënjohurit Genc Brkiqi . Në moshën 16 vjeçare plotëson normat e kategorisë së pare. Në vitin 2005 ka përfaqësuar Shqipërinë në Slloveni duke u klasifikuar i gjashti në Evropë. Në vitin 2006 shpallet Kampion Kombëtarë per të rinj dhe vend të dytë per të rritur.
KLAUDIO PREKA djali i vogël i Mira Bregu(Preka) është volejbollist i spikatur Vllaznisë.

Tervesa e Familjes bregu permbushet edhe nga MARÇELINO PREKA djali i madh i Mirës i cili po shkëlqen në futboll. Ai është pjesëmarrës me ekipin kombëtarë nga mosha U15 e me radhe deri në U 21. Preka është aktivizuar me Bylysin tanë ka firmosur për të kuqet e Partizanint dhe luan në pozicionin e qendër mbrojtësit. Fillimisht është stërvitur nga Gjovalin Coli. Shtatë shaljanët e ri të një familje sportive me dy Mjeshtër te Mëdhenj me 26 tituj kampion e kupa Shqipërie. Kjo është pra familja dukagjinase Bregu shejzë e mjeshtërisë sportive e sportit shqiptarë!