Luan ne rolin e qendermbrojtesit, mban numrin 4 ne fanelle dhe po ashtu edhe shiritin e kapitenit te Vllaznia U17. Eugen Hebovija eshte vleresuar si njeri prej tre lojtareve me te mire te Akademise Vllaznia per muajin tetor dhe padyshim qe kjo e ben ate te ndihet mire.

“Është shumë kënaqësi që vleresohem si njëri ndër lojtarët me të mirë te Akademise Vllaznia, por dua të rri me këmbë në tokë pavaresisht ketyre vleresimeve. Ato do te me motivojne per te bere sa me mire edhe ne te ardhmen”- shprehet fillimisht per gazeten “Shkodra Sport” mbrojtesi Hebovija.

Nderkohe i pyetur nese eshte i kenaqur me ecurine e tij me ekipin aktual dhe per synimet e tij per te ardhmen, ai do te shprehej: “Po, jam shumë i kënaqur deri tani me ecurine time dhe kuptohet, pretendoj më shumë nga vetja. Jam falenderues ndajv te gjithë profesorave te Akademisë Vllaznia që më motivojnë dita- ditës.

Synimet e mija per të ardhmen jane për të arritur te luaj sa me shpejt me ekipin e parë të Vllaznisë dhe pse jo, nje dite per të perfaqësuar edhe ekipin kombëtar te Shqipërise”.

I datelindjes 05.03.2008, Eugeni e ka nisur futbollin qe ne moshen 6 vjeçare duke u rregjistruar tek “Atletik Klub Shkodra” me trajneret Elton Bungaja dhe Elis Legata. Me kete Akademi ka qendruar deri ne moshen 15 vjeçare dhe me pas ka kaluar tek Akademia Vllaznia. Luan ne rolin e qendermbrojtesit.

Futbollin e ka patur pasion qe i vogel dhe ky pasion ka ardhur duke u rritur gjithnje e me shume tek ai. Por sigurisht qe kjo nuk mjafton. Karriera e tij sapo ka nisur dhe vleresimi i marre pak dite me pare nga Akademia Vllaznia mund te jete vetem i pari i nje karriere qe premton shume per te ardhmen./www.shkodrasport.com/