David Alaba është në fazën e fundit të rikuperimit nga dëmtimi i gjatë që po e mban prej më shumë sesa një viti larg fushave.
Sipas mediave spanjolle ai mund të kthehet në fushë në fund të janarit. Por realiteti është se jo gjithçka është një lajm i mirë. Gjatë riaftësimit, në më shumë se një rast, stafi mjekësor i Realit ka mësuar se kërci i gjurit të tij është dëmtuar më rëndë.
Në procesin e rikuperimit të tij, David Alaba ka pasur dhimbje pothuajse të padurueshme në gju. Ndaj shërbimet mjekësore të Realit të Madridit vazhdojnë të dyshojnë për rikthimin e tij në fushë, siç konfirmohet nga “Relevo”.
Por edhe nëse do të kthehet në fusha, askush nuk e di se në çfarë gjendje do të jetë mbrojtësi austriak. Sipas Fabricio Romanos, nuk përjashtohet as fakti që David Alaba të mbyllë karrierën në fund të sezonit.