Ksabi Alonso arriti triumf historike me Bajer Leverkusen, por në të njëjtën kohë bëri përshtypje si trajner dhe person. Iberikasi u shpall “Personaliteti i Vitit” për redaksinë e “Kicker”-it. Këtë herë nuk kishte nevojë për një diskutim para zgjedhjeve, votimi, për të 35- tën herë që nga viti 1990, ishte po aq i qartë sa në disa raste të mëparshme.
Spanjolli u bë i pari në historinë e këtij çmimi që e fiton si spanjollë. Edhe pse më parë në Bundesligë ka “shkelur” Pep Guardiola, ai nuk mundi të var në qafë këtë “medalje”. Ksabi udhëhoqi Leverkusen për të fituar kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë.
Në nivel kombëtar, skuadra mbeti e pamposhtur në sezonin 2023/24. Ndërsa në Europa Ligë, seria e fitoreve përfundoi vetëm në finale kundër Atalantës. Me paraqitjet e tyre aktuale, skuadra e Bajer po vazhdon këtë rrugëtim fantastik pothuajse pa probleme.
Alonso pason trajnerin e Haidenhaim, Frank Shmid, i cili u nderua në këtë mënyrë nga “Kicker” në 2023. I pari në linjën e gjatë ishte Franc Bekenbauer, shefi i ekipit të kombëtares gjermane në fund të vitit të suksesshëm të Kupës së Botës në 1990.