Nëse dikujt nuk i mbushet mendja, apo këtë që sapo thashë e shikon si deklaratë të fryrë tifozi; Bujrum, le të vijë se i’a argumentoj nga mëngjesi në darkë.
•Nuk ka një ekip që të ketë rivalizuar më gjatë, pothuajse çdo sezon, në luftë me padrejtësitë, si nga brenda dhe jashtë saj, aq sa Vllaznia.
•Nuk ka një ekip që të ketë nxjerë aq shumë lojtare, në çdo kohë, pothuajse në mënyrë të pandërprerë.
•Nuk ka asnjë ekip tjetër që është përfaqësuar me numrin më të madh të tifozëve, në mënyrë konstante. Qoftë nga shkodra, apo edhe më shumë jashtë saj.
-Nëse dikush, si argument të tij sheh titujt apo kupat, i them se; në mënyrë kategorike ato nuk janë tregues, kur nuk kemi garë në kushte të barabarta.
-Partizani dhe Dinamo janë ekipe që kanë prishur garën në komunizem duke rrëmbyer lojarët e spikatur shkodran, pothuajse çdo sezon.
-Tirana dhe Skëndërberu janë ekipe të favorizuara nga pseudo demokracia, ekipe të financuara nga parate e pista te politikes, qofte ajo ministri, presidence apo bashki.
Vllaznia është persekutuar në komunizem nga partia e punes dhe demokraci nga PD-ja. Këto janë fakte aq sa mjafton të themi, se kemi të bëjmë me një ekip, qé në kushte aspak normale, ka rivalizuar denjësisht, madje edhe duke sjellë trofe. Këtë ta dijnë mirë, jo vetëm sportëdashësit Shqiptar por ndoshta më shumë çdo pjestar i KF VLLAZNIA.
Kur dëgjoj prej vitesh deklara të tipit; Jemi të kënaqur me barazim….4 pike ne dy ndeshje janë mirë… apo kemi mungesa… Them me vete, a e dijnë se ça flasin, apo Zot fali se sdijnë ça bajne???
Vene mor trajner Vior Sinanin dhe “asgja mas me ba, vetëm “me ja shpla trunin”, çdo ditë, gjithkujt , me një fjali; Forca djema, Jena Vllaznia.
Po po, ja ku po ju them, se Vllaznisé, pértej të tjerave, ajo që i mungon ma së shumti është ana psikologjike,. Na kanë cu deri aty sa me thanë” rëndësi ka pjesmarrja”. Po po, shumë kanë nevoje ia përsëritë e me i’a tregu kujdo që e ka harru, apo akoma nuk e din se: Jemi Vllaznia. Ekipi ma i madh Shqiptar!