Sulmuesi i PSG-së, Ousmane Dembele që fitoi gjithccka këtë sezon me skuadrën ka folur për “Topin e Artë”. Ai u shpreh se ka kaluar vite të vështira dhe se do ishte i lumtur po ta fitonte. “Shpresoj të jem të paktën midis tridhjetë të nominuarve”, tha Dembele me një buzëqeshje në një intervistë të gjatë me “France Football”.
“Kam pasur vite të vështira me lëndime, madje edhe me performanca zhgënjyese… Këtë sezon mendoj se kam bërë mirë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ishte e jashtëzakonshme të shihja emrin tim në listë. Dhe të qenit një nga favoritët është tashmë një fitore e madhe, edhe nëse shpresoj ta fitoj një ditë.”
Megjithatë, Dembele nuk është i fiksuar pas Topit të Artë: “Këto janë gjëra të vështira për t’u thënë (të synosh Topin e Artë). Por fitimi i një Topi të Artë, kur je futbollist, është padyshim gjëja më e mirë në nivel individual. Është diçka për të cilën ëndërron që fëmijë. Më kujtohet kur e transmetuan në Téléfoot, kur pashë lojtarët duke marrë Topin e Artë, ishte e pabesueshme. Vetëm objekti, topi, është i jashtëzakonshëm.”
Dhe mbi të qenit futbollist, sulmuesi i PSG-së dhe i ekipit kombëtar francez komentoi: “Që kur isha i vogël doja t’u sillja gëzim njerëzve që vijnë në stadium. Më pëlqen të dribloj, por jam gjithashtu dikush që e ndihmon shumë ekipin, që dëshiron të shënojë, që gjithashtu shënon. Pastaj, të gjithë mendojnë çfarë të duan dhe votojnë çfarë të duan. Nëse ju pëlqen Ousmane Dembele, mirë. Nëse nuk ju pëlqen, jeta vazhdon. Do ta shohim”, deklaroi ai.