Kategoria Superiore do të ngrejë siparin më 18 gusht e do të çelë edicionin e 86-të të saj. Të gjithë ekipet kanë bërë ndryshime të mëdha na sezoni i kaluar me lojtarë të shumtë që janë larguar, e po kaq të afruar.

Parashikimet janë të kota në futbollin shqiptar pasi vit pas viti e ndeshje pas ndeshje na ka mësuar me surpriza. Megjithatë, çdokush ka të drejtë të shpreh mendimin e tij dhe gazetari Isuf Myrtaj ka bërë parashikim e parë për këtë sezon të ri.

Sipas tij, Vllaznia do të dalë e para ndjekur nga Partizani e Egnatia me Dinamon që mbyll 4-shen e Final Four. Tirana mbetet jashtë, madje në vendin e 6-të pas Laçit dhe mbi Elbasanin kampion të Kategorisë së Parë. Teuta do të jetë skuadra e Play-Off, ndërsa Skënderbeu dhe Bylis bien nga Kategoria.

“Ndryshe nga edicionet e kaluara ndërsa bëja një parashikim me kuota paraprake lidhur me pritshëritë e fundsezonit futbollistik në Superiore, këtë radhë (2024/25) tradita vjen (si gjithnjë 10 ditë para startit) me vetëm një klasifikim të mundur pas 36 javëve (pa ‘Final Four’, gjëja më kot në botën e futbollit shqiptar).

(Listimi është 5% emocional)

1 Vllaznia

2 Partizani

3 Egnatia

4 Dinamo

5 Laçi

6 KF Tirana

7 AF Elbasani

8 Teuta

9 Skënderbeu

10 Bylis