Skuadra e Basanias ka arritur te munde nje tjeter kundershtar te saj ne kampionat ne serine e ndeshjeve miqesore qe po zhvillon ne prag te nisjes se sezonit te ri futbollistik. Pasi ka mundur pak dite me pare ekipin e Terbunit me rezultatin 3-0, pasditen e djeshme skuadra e drejtuar nga trajneri Haris Lika ka triufuar edhe ndaj Ilirise.

Ndeshja eshte luajtur ne stadiumin “Redi Maloku” te Fushe- Krujes dhe ka perfunduar me rezultatin 2-1 ne favor te Basanias. Ajo ka kaluar e para ne avantazh me ane te futbollistit Albert Mila, nderkohe qe ne fundin e pjeses se pare Iliria ka arritur te barazoje shifrat.

Ne 45 minutat e dyta, loja eshte dominuar nga miqte te cilet kane krijuar disa raste shenimi, por njekohesisht kane arritur te konkretizojne edhe njerin prej tyre serish me ane te kapitenit Mila. Ne kete menyre i gjithe takimi eshte fituar me shifrat e ngushta 2-1 prej tyre.

Padyshim qe keto miqesore po tregojne se Basania eshte pergatitur si duhet per startin e kampionatit, megjithate ka ende pune per te bere sepse gara do te jete shume e forte. Kjo skuader eshte debutuese ne kategorine e dyte dhe sigurisht qe do t’i duhet te perballet me kundershtare te cilat kane pervoje, por futbollistet dhe stafi teknik jane pergatitur per kete gje.

Basania ka ruajtur boshtin e lojtareve te sezonit te kaluar dhe atyre u ka shtuar edhe disa te tjere me pervoje, por edhe dy afrikane te cilet e kane rritur shume forcen e skuadres, pretendimet e se ciles jane per te qene ne gjashteshen e pare te renditjes se kampionatit./www.shkodrasport.com/