Saktesisht pas dy javesh eshte planifikuar te nise kampionati i kategorise se dyte te futbollit shqiptar dhe te gjitha skuadrat pjesmarrese ne te po i japin doren e fundit pergatitjeve per pjesmarrjenne te. Por ne fakt ka edhe prej atyre qe nuk i kane nisur fare pergatitjet!!!
Dhe njeri prej ketyre ekipeve eshte pikerisht KF Murlani. Deri ne keto momente ai ekziston vetem ne leter apo me mire te themi ne mendjen e drejtuesve sepse ne fushe ai ende nuk ka asnje shenje jete. Kuptohet qe kjo skuader eshte shume e vonuar, por nese stervitjet fillojne te henen gjerat edhe mund te marrin per mire.
Perndryshe, ndoshta mund te mendohet edhe mosmarrja pjese fare ne kampionat. Burime prane KF Murlani bejne te ditur se planet jane per te nisur menjehere nga stervitja. Trajner do te jete serish Vahedin Pepaj dhe po ashtu edhe shumica e lojtareve do te jene ata qe mbyllen sezonin e kaluar.
Gjithsesi me gjithe kete vonese per startin e pergatitjeve, ekipi do ta kete shume te veshtire qe te mbijetoje. Edhe gjate sezonit te kaluar ishte thuajse e njejta histori dhe vetem ne fund u arrit mbijetesa ne kategorine e dyte.
Kategoria e dyte e futbollit shqiptar duket se po has gjithnje e me shume probleme financiare. Edhe ekipe te tilla si Beselidhja e Veleçiku ndonese financohet nga Bashkite e qyteteve te tyre, vetem para pak ditesh i kane nisur pergatitjet. Duket se per futbollin shqiptar po vjen nje “dimer” i forte./www.shkodrasport.com/