Nese flasim per sportin ne Lezhe, kuptohet qe emri i cili nuk mund te anashkalohet kurrsesi eshte ai i gazetarit sportiv Lekë Miraj. Me nje kontributi 40 vjeçar ne gazetari, ai me shkrimet, kronikat dhe reportazhet e tij ka lene gjurme ne shume media te shkruara dhe vizive.

Lekë Miraj ka lindur ne Lezhe me 7 maj te vitit 1946, por me origjine eshte nga Selca e Kelmendit. Per kater dekada krye me shume sukses detyren e gazetarit por edhe ate te mesuesit te edukimit fizik per 16 vjet me rradhe duke plotesuar ne kete menyre ashtu si duhet figuren e nje kuadri sportiv.

Por jo vetem kaq. Leka per 10 vjet te tjera ka qene kryetar i Komitetit te Fiskultures se Rrethit Lezhe, pikerisht nga viti 1976 deri 1986. Me pas eshte emeruar shef klubi (sepse gjate kohes kur ishte kryetar, punoi per te ndertuar Klubin sportiv Beselidhjea me strukture te plote).

Ne kete detyre fillimisht ishte Ndue Çukaj ( Noshin) shef pastaj nga 1986 deri ne 1990 ishte vete Leka qe punoi su shef klubi. Kjo periudhe perkoi me kohen kur ekipi i futbollit te Beselidhjes me trajner Vasil Bicin pati kulmin duke zene vendin e 6-te ne Kategirine e pare te atehereshme.

Me pas, Lekë Miraj ka punuar 10 vjet si insektor i seksionit te arsimit per edukim fizik, muzike e vizatim. Ne vitin 2010 ka botuar nje liber per problemet e edukimit fizik. Eshte nje liber metodiko- shencor nga pervoja e tij si insektor dhe drejtues i kualifikimit te mesuesve te edukimit fizik te rrethit per shume vite.

Ne periudhen kur Leka doli ne pension, librin me titull “Nxenesi dhe edukimi fizik” u dhuroi te gjithe mesuesve te edukimit fizik te rrethit nga nje kopjo si kujtim i gjithe viteve qe punoi bashke me ta per 40 vite me rradhe per zhvillimin dhe perparimin e kultures fizike e sporteve.

Megjithate me shume, lezhjanet dhe jo vetem, e mbajne mend Lekën besoj si gazetar sportiv. Ka qene pranvera e vitit 1970, kur si bashkpuntor i Radio Tiranes per emisionin “Rubrika Sportive” e te dieles ne mbremje, pas ndeshjes qe Beselidhja zhvillonte ne Lezhe, ai shpejtonte per tek dezhurni i Komitetit Ekzekutiv, duke i lene numrin e telefonit centralit telefonik te Lezhes te drejtuesit te ketij emisioni, profesor Ismet Belloves dhe pasi mbarone pune, shkonte ne shtepi.

Tani edhe ne rolin e bashkepunetorit te gazetes “Sporti Popullor” ulej dhe shkruante shkrimin sipas rubrikave perkatese. Dhe te henen ne oren 05.00 te mengjesit me zarf ne dorë takohej me futbolldashin e “thekur” zotin Agustin Cin Marini, i cili udhetonte per Tirane me studente.

Ai me dashamiresi e dergonte porosine e Lekës tek dezhurni i Ministrise se Arsimit ku ishte dhe selia e gazetes. Kur Agustini nuk udhetonte per Tirane, Leka vraponte tek stacioni i trenit per te “peshkuar” ndonje dashamires te futbollit qe udhetonte per ne kryeqytet e te kryente dhe porosine e tij. Por kishte raste qe edhe kjo nuk realizohej dhe Leka ishte i detyruar te shkonte vete deri ne Tirane per te dorezuar vete shkrimin ne redaksine e gazetes.

Por e gjithe kjo sakrifice e kishte nje “shperblim”. Diten e marte ne mengjes Leka bashke me shume lexues te thekur prisnin mbrritjen e gazetes Sporti Popullor ne Lezhe. Ata per te lexuar shkrimin e tij dhe vete ai per te degjuar vleresimin dhe sugjerimet e tyre per shkrimin e bere. Ishte nje knaqesi e veçante, por edhe nje shkolle per te si amator i uritur i zanatit te bukur por te veshtire te gazetarit.

Pas disa kohe tenologjia u permiresua dhe protagonisti i ketij shkrimi i niste shkrimet me telefon dhe redaksia e rregjistronte. Me vone u pajisen me faks dhe kompjuter dhe hamalleku u eliminua. Kur Beselidhja ngjitej ne eliten e futbollit shqiptar dhe gazeta dilte çdo dite, kerkohej qe te botoheshin 2-3 shkrime çdo jave per te informuar sa me mire lexuesit. Perveç kronikes se ndeshjes per diten e marte shkruante dhe shkrime tjera me analizen e ndeshjes se luajtur, nga trajneri, futbolliste e specialiste te veçante si dhe mendime per ndeshjen e fundjaves e pergatitjet javore per kundershtarin e rradhes.

Perveç futbollit lecuesit kerkonin te informoheshin dhe per veprimtarite masive sportive lokale. Ne Lezhe zhvilloheshin shpesh edhe veprimtari kombetare si kampionati i mundjes, gara çiklizmi, krose kombetare, spartakiada e pionerëve. spartakiada e kooperativave bujqesore e ndermarrjeve shteterore. Duke qene se Beselidhja ne keto veprimtari nderohej me vende nderi, interesimi i lexuesve dhe opininit te gjere sportiv kerkonin te informoheshin e per kete arsye Leka ka shkruar rregullisht edhe per to.

Ne fundshekullin e kaluar dhe fillimshekullin e ri u shtuan shume gazetat sportive e per pasoje dhe gazetaret e radiokronistet qe kontribuan ne informimin e lexuesve lezhjane e ne gjere me zhvillimin e sportit cilesor ne Lezhe. Radiokronisti Zef Shtjefni u pasua nga Engjell Gjolaj, Martin Deda, Preng Gjikola, Gjin Palushi etj. Gazetaret sportive si Irfan Rama, Marash Cali, Martin Deda, Engjell Gjolaj, Preng Gjikola etj.

Karriera e Lekë Mirajt si gazetar sportiv do të ndërpritej ne vitin 2010 kur u largua per te jetuar ne Amerike dhe duke i dhene kesisoj fund periudhes 40 vjeçare ne paradhomen e gazetarise sportive, duke mosarritur te futet brenda saj per mungese te nje shkollimi perkates. Por me perkushtimin e tij dhe si nxenes i zellshem i kolegeve te tij profesioniste dhe i etur per te degjuar e bashkepunuar me lexuesit e vemendshem te shtypit sportiv, ai ia ka arritur qellimit per te qene nje percjelles i devotshem i gjithe veprimtarise sportive masive e cilesore te Lezhes per lexuesit lezhjane e me gjere.
Engjell GJOLAJ