Do te startoje kete fundjave faza e dyte e kampionatit 5×5 per Zonen e Shkodres, kampionat ky qe po organizohet nen kujdesin e Zyres Rajonale te Federates Shqiptae te Futbollit.

Edhe ne kete faze pritet te kete rivalitet ne ndeshjet qe do te zhvillohen, sepse duhet thene se te gjithe ekipet kane bere perforcime dhe per kete arsye edhe niveli do te jete me i larte.

Kuptohet qe me afer titullit kampion eshte ekipi “Air Albania” qe ka krijuar nje shkeputje prej 8 pikesh me vendin e dyte megjithate gara pritet te jete e hapur deri ne fund.

JAVA 8, 5 shkurt 2022

Vllaznimi – Manchester (Kalçeto Gur i Zi , ora 18:00)

Olimpik- Don Bosko (Kalceto Bahçallek, ora 19:00)

Air Albania – Gur i Zi (Kalceto Lici, ora 18:00)

Panters – Shqiponja (Kalçeto Lici, 19:00)

Në prag të startit të fazës së dytë, Kampionatin Kombëtar të futbollit të kalçetos 5-5 e kryeson ekipi i Air Albania me 21 pikë. Në vend të dytë renditet ekipi Panters me 13 pikë, për të vijuar më pas me ekipin Shqiponja me 12-të pikë, ndërkohë që Don Bosko, Manchester, Vllaznimi, me nga 9 pikë, si dhe Guri i Zi dhe Olimpik me 7 dhe 3 pikë.